Shkurt.ch
Bankat e huaja ikin nga Zvicra
Numri i bankave të huaja ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1987 në Zvicër
Në shumicën e rasteve këto banka nuk janë likuiduar, por janë bashkuar me institucione të tjera financiare. “Lloyds Banking Group” nga Britania është blerë nga „Union Bancaire Privée“ (UBP) në Gjenevë.
ING Bank, një tjetër institut financiar holandez, është zhdukur nga tregu financiar në vitin 2010. Ajo i është bashkëgjitur bankës „Julius Baer“.
Janë shumë arsye pse bankat e huaja braktisin Zvicrën.
Diskutimet rreth „oazës fiskale“ në lidhje me rastin “Offshore Leaks” për llogaritë e huaja bankare – është një arsye pse numri i bankave të huaja zvogëlohet.
Ekspertët financiarë parashikojnë një tërheqje të mëtejshme të bankave të huaja nga Zvicra, transmeton 20min.
Nuk është zvogëluar vetëm numri i bankave të huaja, por edhe paratë në llogaritë e tyre.
Raportohet për 70 miliardë më pak nëse krahasohen me vitin 2008, kur ishin në qarkullim rreth 940 miliardë franga në Zvicër nga bankat e huaja. Por, në fund të 2012-ës ishin vetëm 870 miliardë që do të thotë 70 miliardë më pak se 5 vjet më parë
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













