Shqipëria
Banka Botërore thotë se Shqipëria ka rritur ekonominë
Në Shqipëri rritja ekonomike arriti 4,2% në vitin 2018, e nxitur nga rritja e prodhimit të energjisë elektrike falë kushteve hidrologjike shumë të favorshme, e mbështetur gjithashtu edhe nga një rritje e turizmit dhe konsumit familjar si dhe nga rritja e punësimit dhe pagave, raporton Banka Botërore në raportin e saj të periudhës së pranverës 2019 për ekonominë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Rritja e lartë e konsumit dhe punësimit ka mbështetur rritjen ekonomike”, thekson BB-ja.
Nga ana tjetër, Banka Botërore thekson se “eksportet neto kontribuuan në një rritje prej 1,3% të PBB-së së Shqipërisë, falë rritjes së eksportit të energjisë elektrike të prodhuar nga centralet hidrike dhe një sezon i mirë turistik”, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Sipas institucionit ndërkombëtar më të rëndësishëm financiar me qendër në Uashington, “në vitin 2018 rritja ekonomike, kushtet fiskale dhe menaxhimi aktiv i borxhit ulën borxhin publik në Shqipëri”.
“Mes vitit 2017 dhe 2018 politikat e forta fiskale ndihmuan në reduktimin e mëtejshëm të borxhit publik në raport me PBB-në nga 71,8% në 68,6%”, thekson BB-ja.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












