CH-Ballkani
Ballkanasit, mbi një vit pritje për një vizë pune në Gjermani
Me gjithë faktin se Ministria e Jashtme ka dërguar atje punonjës shtesë por kërkesa është aq e madhe sa që as stafi i shtuar nuk mjafton
Rruga për të pasur një punë në Gjermani për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor është shpeshherë shumë e lodhshme. Siç rezulton nga përgjigjja që Qeveria Federale i ka dhënë pyetjes së bërë nga Grupi Parlamentar i të majtës, njerëzit nga Serbia, Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut detyrohen të presin mesatarisht nga më shumë një vit për të aplikuar për një vizë pune mbi bazë të “Rregullores mbi Ballkanin Perëndimor”.
Arsyeja për pritjet e gjata qëndron në mbingarkesën e amabsadave në vendet përkatëse, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA. Me gjithë faktin se Ministria e Jashtme ka dërguar atje punonjës shtesë, por kërkesa është aq e madhe sa që as stafi i shtuar nuk mjafton.
Gjatë kohës së krizës së refugjatëve, nga fundi i vitit 2015 Gjermania pati krijuar një rregullore speciale të kufizuar deri në fund të vitit 2020, në bazë të së cilës edhe punëkërkuesve me kualifikime të ulëta nga këto shtete u hapej një perspektivë për vizë pune, transmeton albinfo.ch. Parakusht për një gjë të tillë ishte që ata të dëshmonin se kishin siguruar një punë me pagë adekuate në ndonjë ndërmarrje gjermane.
Synim i kësaj skeme ishte po ashtu pengimi i njerëzve nga Ballkani Perëndimor që të kërkojnë azil pa bazë në Gjermani.
Zyra Federale e Punës (BA) gjatë vitit 2018 ka dhënë pëlqimin e saj (që është kusht) për 46.000 raste të aplikimit për vizë. Por gjatë kësaj periudhe janë ndarë gjithsej 21.000 viza për të filluar punën sipas skemës në fjalë.
Një zëdhënëse e fraksionit parlamentar të të majtëve në Bundestag i ka quajtur “skandaloze” këto afate të gjata të pritjes, transmeton albinfo.ch. Ajo ka thënë se “as punëkërkuesit dhe as ndërmarrësit nuk mund të bëjnë plane serioze në këtë mënyrë”.
Aktualisht nuk ka plane për vazhdimin e skemës për “Ballkanin Perëndimor”. Sipas informatave të Qeverisë Federale, BA gjatë verifikimeve të bëra në vitin 2018 ka konstatuar se në 17 për qind të rasteve nuk është krijuar marrëdhënie pune, përcjell albinfo.ch. Në 1250 nga gjithsej 17.000 rastet e ekzaminuara është gjetur se janë dhënë paga më të ulëta ose oraret e punës dhe sektori i punës kanë qenë të ndryshme nga ato të përshkruara në aplikim.
E-Diaspora
-
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 Në kuadër të Festivalit të Resurseve Njerëzore (HR Festival Europe 2026), një nga ngjarjet më të... -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri














