Të tjera
Baleti i Kosovës, gati për premierën e “Pristine Conditions”, artisti holandez jep detaje
Një ditë para premierës, koreografi i shfaqjes “Pristine Conditios”, artisti holandez, Arthur Kuggeleyn, ka dhënë detaje rreth punës së tij me trupën e baletit të Kosovës.
Pas përgatitjeve rigoroze, ai pret që të enjten të dalë me një shfaqje të bukur, për të cilën ka nisur përgatitjet që nga data 1 prill, transmeton emisioni Express në KTV, përcjell Albinfo.ch.
Koreografi Arthur Kuggelajn shpjegon titullin e shfaqjes “Pristine Conditions”. Prishtina sipas etimologjisë, lidhet me pranverën, me ujin si diçka që duhet të jetë e pastër e paprishur dhe e freskët.
“Për mua titulli është natyrisht pak a shumë cinik,, sepse ne nuk kemi kushte, por dua t’u jap vëmendje për këtë dhe duhet të provojmë të gjejmë apo të rikthejmë diçka origjinale.
Mua emri Prishtina më kujton këtë Pristine (Prishtajn/e që i referohet diçkaje të re, origjinale) kështu që po mendoj që duhet të kthejmë diçka nga kjo në Kosovë, sepse unë personalisht jam i shokuar nga gjithë ky bërllok”, ka thënë Kuggelajn. Pavarësisht impenjimeve dhe punëve, koreografi nuk është paguar ende as për mëditjet, për shkak të problemeve administrative, ka thënë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Sinan Kajtazi.
Pavarësisht kësaj, puna me këtë artist është përvojë interesante. Arthur Kuggeleyn është koreograf holandez dhe veprat e tij kontroverse gjithmonë provokojnë reagime te forta. Përmes bashkëpunimit intensiv me aktorë, muzikantë dhe kërcimtarë, ai zhvilloi një trupë fizike të furishme në një nga teatrot e Berlinit.
Pastaj, në Zvicër krijoi stilin e tij të kërcimit koreografik “Trance Dance” të bazuar në unazorë të krijuar nga tingujt dhe imazhet vizuale.
https://youtu.be/BOlnGdxcyo4
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











