Sport
Bajramaj, kontratë për imazhin e kompanisë Alianz
Sipas përfytyrimit të Alianz, fatmire Bajramaj transmeton temën e diversitetit dhe shumëllojshmërisë së kompanisë

Futbollistja nga Kosova, Fatmire Bajramaj, e cila me kombëtaren gjermane ka arritur të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e femrave, është shumë e kërkuar edhe nga kompanitë e mëdha, për të bartur imazhin e tyre komercial. Këto ditë ajo, bashkë me kryetrajneren e kombëtares, Silvia Neid, ka lidhur një kontratë të favorshme me njërën ndër kompanitë më të mëdha evropiane të sigurimeve “Allianz”.
Rreth një muaj para fillimit të kampionatit Botëror të futbollit për femra që mbahet në Gjermani, Allianz, siç merr vesh gazeta Handelsblatt, ka marrë dy figura shumë të njohura të futbollit femëror që të përfaqësojnë imazhin e saj. Po ashtu për këtë kompani figurën e saj tashmë e ka “huazuar” edhe kryetarja e komitetit organizativ të kampionatit, Steffi Jones.
“Me dy bartëset e reja imazhit tonë dhe me Steffi Jones ne e kemi kompletuar ekipin tonë”, ka thënë një përfaqësues i drejtorisë së kompanisë Allianz. Ai ka lavdëruar trajneren Neid si grua, personalitet udhëheqës në sportin e futbollit, që është një domen i rezervuar për meshkujt. Ndërsa për fatmire Bajramajn ai thotë se është “futbolliste shembullore e Gjermanisë me potencial të jashtëzakonshëm”.
Ato të dyja, bashkë me Jones do të marrin pjesë në aktivitete të kompanisë, edhe në ato që lidhen me kampionatin botëror, thonë në Allianz.
Por, siç vëren gazeta, ndryshe nga futbollistët meshkuj, te të cilët kontratat e marketingut me kompani të ndryshme shkojnë deri në 4-5 milionë euro, te koleget e tyre femra, shumat janë dukshëm më modeste. Kështu, Fatmire Bajramaj, sipas agjencisë Sponsoringberatung Sport+Markt, me katër kontratat e deritashme të saj ka mundur të fitojë maksimalisht 80.000 deri në 100.000 euro në vit.
Ajo tashmë e ka huazuar figurën e saj për kompanitë e mëdha si Powerade, Nike, Schwarzkopf dhe Expert.
Sidooqoftë, sipas përfytyrimit të Allianz, Bajramaj transmeton temën e diversitetit dhe shumëllojshmërisë së kompanisë. “Ne duam që të përfitojmë sa më shumë femra në shërbimin tonë të jashtëm. Aty kemi nevojë për përforcim”, ka thënë një zëdhënës i Allianz. Një e re me vetëbesim, e cila veç kësaj ka sfond migracioni, mun do t`i cysë nxënëset që janë në përfundim të shkollimit të interesohen për një karrierë në sigurime”, ka thënë ai.(B.)
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz