Koronavirusi: çast pas çasti
Avioni më i madh në botë dërgon furnizime mjekësore në Poloni
Atje janë dërguar pajisje mjekësore nga Kina.
Avioni më i madh i ngarkesave në botë, “Antonov An-225 Mriya”, arriti sot në Varshavë, duke transportuar pajisje mjekësore nga Kina, të nevojshme në luftën kundër koronavirusit.
An-225 zbarkoi në aeroportin e Varshavës sot në mëngjes.
Ngarkesa përfshin 7 milionë maska për fytyrën dhe disa qindra mijëra veshje mbrojtëse, të porositura nga dy firma të mëdha polake, “Lotos” dhe “KGHM”.
Transportuesi i ngarkesave të rënda An-225, është avioni më i madh në në botë, me një gjatësi prej 84 metrash dhe një gjerësi krahësh mbi 88 metra. Fuqizohet nga gjashtë motorë dhe është në gjendje të transportojë mbi 250 tonë ngarkesë, përcjell albinfo.ch.
Deri tani në Poloni janë konfirmuar 7 049 raste dhe 251 viktima nga koronavirusi.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












