Shkurt.ch
Autoritetet zvicerane “nuk e dinë” nëse është larguar Syla!
Syla detyrohej të largohej nga Zvicra më 15 maj 2012. Por, letra që dëshmon largimin formal të tij, ende nuk është dorëzuar
“Pa pasur në dorë letrën formale të vërtetuar nga dogana që tregon largimin e tij nga Zvicra, ne nuk mund as të vërtetojmë dhe as të mohojmë nëse Azem Syla është larguar”.
Kjo ka qenë përgjigja që udhëheqësi i Zyrës për Migracion të Kantonit të Solothurnit, Peter Hayoz i ka dhënë gazetës “Basellandschaftliche Zeitung” lidhur me politikanin nga Kosova, të dyshuar në Zvicër për abuzim të ndihmave sociale dhe invalidore.
Më tutje Hayoz ka thënë se Azem Sylës i është marrë leja e përhershme e qëdnrimit në Zvicër (Viza C) dhe bazuar në vendimin e Gjykatës Administrative, të përkrahur edhe nga Gjykata Federale e Zvicrës, ai ishte i detyruar të largohej nga Zvicra më 15 maj 2012. Por, letra që dëshmon edhe largimin formal të tij, nuk është dorëzuar. Për këtë arsye, janë duke u zhvilluar hetime nga ana e autoriteteve kantonale në këtë drejtim.
“Aktualisht nuk ka indikacione se Syla është duke qëndruar në Zvicër. Për këtë arsye, hulumtimet tona janë përqendruar jashtë Zvicrës”, ka thënë Hayoz, sipas të cilit ende nuk ka rezultate konkrete në këtë drejtim.
Po ashtu, shkruan gazeta, rezultatet mungojnë edhe në rrafshin juridik lidhur me rastin “Syla”. Siç është raportuar tashmë, kundër Azem Sylës është duke u zhvilluar një hetim penal për mashtrim. Në padinë kundër tij që ka bërë Fondi i Kompensimit, Syla ngarkohet me abuzimin e më shumë se 400 mijë frangave nga ky fond.
Zëvendësprokurorja në Prokurorinë Shtetërore të Solothurnit, Sabine Husi ka thënë për gazetën e përmendur se “procedura ndaj tij është duke vazhduar”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










