Lajme
Austria pezullon vaksinat COVID-19 nga AstraZeneca
Autoritetet austriake kanë pezulluar vaksinat COVID-19 të AstraZeneca si një masë paraprake përderisa hetojnë vdekjen e një personi dhe sëmundjen e një tjetri pas vaksinave, tha një agjensi shëndetësore të dielën.
“Zyra Federale për Sigurinë në Kujdesin Shëndetësor (BASG) ka marrë dy raporte në një lidhje kohore me një vaksinim nga e njëjta grumbull i vaksinës AstraZeneca në klinikën e rrethit të Zwettl në provincën e Austrisë së Ulët”, u tha në deklaratë, përcjell albinfo.at
Një grua 49-vjeçare vdiq si rezultat i çrregullimeve të rënda të mpiksjes, ndërsa një grua 35-vjeçare zhvilloi një emboli pulmonare dhe po shërohet, u tha në raport. Një emboli pulmonare është një sëmundje akute e mushkërive e shkaktuar nga një mpiksje gjaku e zhvendosur.
“Aktualisht nuk ka asnjë provë të një lidhjeje shkakësore me vaksinimin”, tha BASG. Në mediat austriake u raportua se gratë ishin të dyja infermiere që punonin në klinikën Zwettl.
BASG tha që mpiksja e gjakut nuk ishte ndër efektet anësore të njohura të vaksinës.
Një zëdhënës i AstraZeneca tha: “Nuk ka pasur asnjë ngjarje serioze anësore të konfirmuar që lidhet me vaksinën”, tha ai. Zëdhënësi i AstraZenecas gjithashtu tha se ishte në kontakt me autoritetet austriake dhe do të mbështeste plotësisht hetimin./Albinfo.at
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste













