Lajme
Austria do të paraqesë aktakuzë kundër spiunit turk
Austria do të paraqesë akuza kundër një personi, i cili ka rrëfyer se spiunoi për shërbimin sekret të Turqisë. Autoritetet po hetojnë më shumë aktivitete të dyshuara spiunazhi, tha ministri i saj i Brendshëm, duke paralajmëruar Turqinë se kjo nuk do të tolerohet, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
“Kjo ka të bëjë me një ushtrim ndikimi nga një fuqi e huaj në Austri dhe kjo në asnjë mënyrë nuk do të pranohet”, tha Karl Nehammer në një konferencë shtypi të martën.
Kishte indikacione të qarta të ndikimit turk në Austri, tha drejtori i përgjithshëm për sigurinë publike, Franz Ruf. Gjetjet e reja erdhën pas hetimeve të gjera nga policia austriake pas përplasjeve të dhunshme midis grupeve turke dhe kurde në Vjenë në qershor.
Austria ka zbuluar se më shumë se 30 austriakë u arrestuan në Turqi mes vitit 2018 dhe 2020 pas hyrjes në vend dhe ka indikacione që shërbimi sekret turk u përpoq t’i rekrutonte, tha ministri i Brendshëm.
“Spiunazhi turk nuk ka vend në Austri. Ne do të luftojmë kundër tij me forcë”, tha Nehammer, duke shtuar se Europol dhe Presidenca e Këshillit Evropian ishin informuar, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














