Integrimi
Austria do të japë vetëm azil «me kohë të caktuar»
Pas kalimit të afatit trevjeçar, do të rishikohet nëse vazhdojnë të ekzistojnë shkaqet për të cilat personit të caktuar i është njohur azili
Në kuadrin e masave për ashpërsimin e qasjes ndaj azilkërkuesve, Austria po shqyrton mundësinë që në të ardhmen dhënia e azilit të kufizohet në kohë. Propozimi i prezantuar si projektligj është që azili të jepet për një afat prej ti vitesh, bëhet e ditur nga Qeveria e Austrisë. Pas kalimit të këtij afati do të rishikohet nëse vazhdojnë të ekzistojnë shkaqet për të cilat personit të caktuar i është njohur azili.
Ligji përkatës duhet të miratohet nga parlamenti.
Po ky parlament pak kohë më parë pati vendosur që në vitin që po rrjedh të mos pranohen më shumë se 37500 azilkërkues në Austri.
Modeli i ri i ashtuqajtur «azil me kohë të caktuar»do të jetë një ndihmesë që të mos tejkalohet numri i përmendur.
Deri tash, ashgtu si dhe në vendet tjera, azili në Austri është dhënë pa kufizim kohor, gjegjësisht ka qenë «i përjetshëm».
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











