Lajme
Austria do të bëjë shtatë milionë teste COVID-19
Rreth 200,000 mësues dhe kujdestarë të kopshteve të fëmijëve do të testohen gjatë fundjavës së 5 dhe 6 dhjetorit.
Qeveria austriake ka deklaruar të premten se ka urdhëruar të bëj rreth shtatë milionë teste masive të popullësisë ndaj koronavirusit. Kategoritë e para që do të testohen do të janë mësuesit dhe zyrtarët e policisë.
Rreth 200,000 mësues dhe kujdestarë të kopshtëve të fëmijëve do të testohen gjatë fundjavës së 5 dhe 6 dhjetorit, thuhet në deklaratën për shtyp të qeverisë austriake, shkruan thelocal.at, përcjell albinfo.at.
Ndërkohë, me datën 7 dhe 8 dhjetor do të testohen rreth 40,000 zyrtarë policorë. Gjithashtu në javën e parë të dhjetorit do të testohen banorët e vendeve që kanë shifër më të lartë të koronavirusit, ndonëse ende nuk janë përzgjedhur se cilët vende janë ato.
Etapa e dytë e testimeve për popullatën e përgjithshmë planifikohen të realizohet në javët para Krishtlindjes dhe në fillim të Vitit të Ri. Projekti do të kryhet duke përdorur shtatë milionë teste të porositura nga Siemens dhe Roche.
Qeveria austriake ka thënë se testet që ajo kishte porositur konsiderohen si “më të besueshmet në dispozicion në treg” nga autoritetet shëndetësore, përcjell tutje albinfo.at.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












