Futboll
Atmosferë e mirë te Kosova para ndeshjes me Azerbajxhanin
Kosova do të ndeshet me Azerbajxhanin të premten, derisa të hënën e pret Ishujt Faroe
Kosova po i mban stërvitjet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Një stërvitje jo edhe me intensitet të lartë, por me fokus në mbrojtje dhe me kundërzbritje.
Përzgjedhësi Bernard Challandes theksoi se do të punojë shumë në repartin mbrojtës, duke marrë parasysh mungesën e mbrojtësve dhe se është i përcaktuar që ta ngrisë nivelin e ekipit në përgjithësi, përcjell albinfo.ch.
“Është kënaqësi të stërvitësh në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa po e ndjejmë madhështinë e tij këtu që aq shumë dëshironte që të luanim këtu. E vështirë pa të, por ne do të luajmë e do të angazhohemi maksimalisht për të dhe për gjithë Kosovën. Atmosfera në mesin tonë është mjaft e mirë dhe ne besojmë shumë që do të kemi rezultate të favorshme”, është shprehur Samir Ujkani, kapiten i Kosovës.
“Patëm stërvitjen e parë e cila kaloi mjaft mirë. Po koordinohemi gjithnjë e më shumë dhe më mirë. Do të punojmë me intensitet më lartë gjatë këtyre ditëve në mënyrë që të jemi plotësisht të gatshëm për ndeshjen me Azerbajxhanin”, ka thënë Arbër Zeneli.
“Më në fund jemi në shtëpinë tonë, në stadiumin që e mbanë emrin e legjendës “Fadil Vokrri”, që ai e dëshironte shumë këtë stadium. Në stërvitjen e parë punuam mirë dhe do të koordinojmë bashkëveprimet tona dhe unë besoj se të gjithë ne duam që të shënojmë rezultate të mira”, theksoi Benard Berisha.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













