Kuriozitete
Atletet më të shtrenjta shiten në ankand për 560 mijë dollarë!

Një palë atlete të nënshkruar nga Michael Jordan u shitën në ankand për një rekord prej 560 mijë dollarësh në javë, raporton ESPN, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për atlete që Michael Jordan i kishte bartur në sezonin e tij të debutimit 1984/85.
Atletet ishin në pronësi të koleksionistit të atleteve, Jordi Geller, i cili vendosi se ishte koha e duhur për t’i shitur ato pas famës që arriti në serinë dokumentare “Vallja e fundit”, përcjell albinfo.ch.
“Vendosa t’i shisja sepse është koha e duhur,” tha Geller.
Rekordi i mëparshëm i Jordanit për atlete ishte me atletet me Converse, të cilat i kishte veshur në Lojërat Olimpike të vitit 1984. Atletet u shiten për 190373 dollarë. Një rekord i mëparshëm për çdo atlete është prototipi origjinal i atleteve të para Nike, në pronësi të bashkëthemeluesit të Nike, Bill Bauermann, të cilat u shiten për 437.500 dollarë në vitin 2017.
Linja «Air Jordan» mbetet mbizotëruese në tregun e atleteve, pavarësisht nga fakti se Jordan ka dalë në pension për gati dy dekada. Sipas revistës Forbes, Jordan fitoi 130 milionë dollarë vitin e kaluar vetëm nga Nike, katër herë më shumë se LeBron James (32 milionë dollarë), i cili ka marrëveshjen e dytë më të madhe të sponsorizimit të atleteve pas Jordanit.
This pair of game-worn Nike “Air Jordan 1s” sold at Sotheby's for a record $560,000 — almost four times the initial estimate for the autographed shoes.
The auction house earlier estimated they would fetch as much as $150,000.
Read more in @business: https://t.co/2DMdocSjeC pic.twitter.com/ITDOoTZ3ez
— Bloomberg Originals (@bbgoriginals) May 17, 2020
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
Jeta në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027