Koronavirusi: çast pas çasti
Asnjë rast me koronavirus në 24 orët e fundit në Kroaci
Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus, ka bërë të ditur Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.
“E 89-ta ditë që nga shfaqja e koronavirusit: 2,243 të sëmurë dhe 2,023 të shëruar. Sot i gëzohemi numrit, të cilin e kemi arritur me përgjegjësi dhe disiplinë, zero të infektuar të rinj”, ka shkruar në rrjetin social, Twitter, Ministri kroat i Shëndetësisë, Villi Berosh.
Në Kroaci deri më 23 maj, 99 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi.Aktualisht mësohet se 121 persona janë të sëmurë, ndërsa gjashtë prej tyre janë duke u trajtuar me respiratorë.Në total, autoritetet kroate kanë testuar mbi 60,000 persona.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










