Maqedonia
Arrin grupi i parë me 149 afganë në Maqedoninë e Veriut
Të hënën në mbrëmje ka arritur grupi i afganëve, të cilët Qeveria në Shkup ka vendosur t’i strehojë përkohësisht derisa t’iu rregullohen dokumentacionet për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se grupi përbëhet nga 149 qytetarë afganë, kryesisht persona që kanë punuar në organizatat ndërkombëtare, si dhe familjet e tyre. Ata ndjeheshin të rrezikuar pasi talibanët morën kontrollin mbi tërë territorin e Afganistanit. Maqedonia e Veriut ka thënë se do të strehojë gjithsej 750 afganë.
Grupi i parë ka arritur në aeroportin e Shkupit rreth orës 23.30, ndërsa u prit nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Solidaritetin që e kemi demonstruar ditëve të fundit, sonte e dëshmuam edhe në vepër. Sonte arriti grupi i parë i afganëve, që ishin të angazhuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare me të cilat kemi punuar ne dhe aleatët tanë perëndimorë. Ata pa fajin e tyre ishin të rrezikuar vetëm e vetëm pse ishin të angazhuar për demokratizimin e Afganistanit, andaj edhe ne vendosëm t’i strehojmë deri sa nuk arrijnë në destinacionin e tyre të fundit”, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Ai tha se institucionet janë të gatshme për të pritur edhe grupet e tjera, por nuk mundi të saktësojë se kur ata mund të arrijnë në Shkup. Afganët me autobus special u dërguan në dy hotele jashtë qendrës së Shkupit, ku edhe do t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore dhe testeve për COVID-19. Në mesin e grupit kanë qenë edhe disa gra shtatzëna, dhe njëra prej tyre është dërguar në Spitalin e Shkupit.
Vendimi për pranuar civilët afganë kishte nxitur reagime të shumta nga disa parti opozitare, por reagime kishte edhe në rrjetet sociale, duke i vlerësuar ata si të rrezikshëm për sigurinë e vendit. Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev, ka siguruar qytetarët se vendi jo që nuk rrezikohet, por me vendimin për strehimin e afganëve, ka dëshmuar humanitetin duke u rreshtuar pranë shteteve të tjera që po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetët e njerëzve të pafajshëm.
“Ne e dimë sa e rëndësishme është ndihma që i jep dikujt kur të shtrinë dorën. Ne kemi parë imazhet e trazirave, marrjen e jetës së njerëzve, skena të tmerrshme. Pra, qëllimi ynë përfundimtar është të ofrojmë ndihmën tonë”, ka deklaruar Zaev. Në Afganistan kishte edhe rreth 100 shtetas maqedonas, të angazhuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare, por të gjithë janë kthyer në vend.
Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë në Afganistan edhe me trupa ushtarake. Që nga viti 2002, në kuadër të trupave të NATO-s, kanë marrë pjesë rreth 3,500 ushtarë maqedonas.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra












