Lajme
Arrestohet 81 vjeçari, shkaktar i vdekjes së Dr. Jetmir Morinës në aksident
Drejtuesi i veturës, një shtetas zviceran, 81 vjeçar, dyshohet se është larguar nga vendi i aksidentit në autostradë, pa u ndalur
Mbrëmjen e së mërkurës së javës së kaluar (12 prill 2023), 30 vjeçari shqiptar, Leutrim Morina kishte vdekur në spital, nga plagët e rënda pas një aksidenti trafiku në autostradën A1 në Winterthur, shkruan albinfo.ch.
Morina, i cili ishte mjek me profesion, kishte humbur jetën në përpjekje për të ndihmuar njerëzit në një aksident që kishte ndodhur pak më parë, në atë pjesë të autostradës.
Policia e Kantonit të Cyrihut tashmë ka arrestuar një burrë të hënën në mbrëmje (17 prill 2023) i cili dyshohet se pas aksidentit rrugor ka ikur nga vendi i aksidentit, thuhet në një komunikatë të Policisë Kantonale të Cyrihut, të publikuar sot.
Siç është njoftuar tashmë, 30-vjeçari ishte goditur nga një automjet në A1 mbrëmjen e së mërkurës së kaluar dhe nga forca e përplasjes ishte hedhur mbi parmakë në Zürcherstrasse, ku qe përplasur nga një makinë pasagjerësh e panjohur fillimisht.
Tani, bëhet e ditur se Policia e Kantonit të Cyrihut ka arrestuar të hënën në mbrëmje një 81-vjeçar zviceran, banues në kantonin e Cyrihut, trasnmeton albinfo.ch. Pas hetimeve intensive nga policia kantonale e Cyrihut në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore të Cyrihut FOR, supozohet se i arrestuari ka goditur me makinë 30-vjeçarin në Zürcherstrasse më 12 prill 2023.
Drejtuesi i veturës dyshohet se është larguar nga vendi i aksidentit pa u ndalur.Pas marrjes në pyetje në polici, i arrestuari është dërguar në Prokurorinë Publike përgjegjëse. Të arrestuarit i është sekuestruar makina për sigurimin e provave.
Se cilat lëndime nga cila pjesë e aksidentit kanë çuar përfundimisht në vdekjen e 30-vjeçarit është pjesë e hetimit në vazhdim që po kryen zyra e prokurorit publik në Winterthur/Unterland.
E-Diaspora
-
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së Aktivitet i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm në kuadër të përkujtimit të... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














