E-Diaspora
Arrestohen tre shqiptarët e shpallur në kërkim ndërkombëtar
Pritet ekstradimi drejt Italisë

Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale.
Në pranga kanë rënë shtetasit G. B., Dritan Kllogjeri dhe Ernest (Nasi) Kaçi, dhe të tre pritet të ekstradohen drejt Italisë, pasi kërkohen nga drejtësia italiane.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor “Last call”.
Në kuadër të operacionit kapen dhe arrestohen, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni nga DVP Berat, DVP Elbasan dhe DVP Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
• Shërbimet e DVP Berat kapën dhe ndaluan shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: G. B., 31 vjeç. Gjykata e Arezzos, Itali ka lëshuar ndaj këtij shtetasi fletarrestim ndërkombëtar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, në mënyrë të përsëritur”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nga periudha 01.12.2017 deri 24.06.2018 është i përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike, kryesisht të llojit kokainë. Në qershor 2018, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë kishte marrë 139 doza me lëndë narkotike kokainë, me qëllim për ta shpërndarë në qytetin e Arezzos.
• Shërbimet e DVP Elbasan kapën dhe arrestuan shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Dritan Kllogjeri, 34 vjeç. Gjykata e Firences, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burgim për veprën penale “Krime seksuale”. Ky shtetas nga viti 2007 deri në 2012, në Firenzuola dhe Firenze e ka detyruar duke e kërcënuar dhe rrahur ish-gruan e tij për të kryer marrëdhënie seksuale.
• Nga ana e shërbimeve të Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit F.P. të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në rrugën “Hamdi Sina”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi i shtetasit Ernest (Nasi) Kaçi, 45 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në 19 nëntor 2019. Autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar fletarrestim më datë 28 tetor 2019, pasi Gjykata e Sienas, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burgim për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja e sendeve të vjedhura”.
Procedurat e mëtejshme për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë do të kryhen nga Zyra Kombëtare e Interpolit në Tiranë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjeneva dhe Brukseli do të marshojnë së bashku për drejtësi më 30 gusht Ky mobilizim lindi nga iniciativa e grave migrante shqiptare në Evropë, për të denoncuar pandëshkueshmërinë...
-
Kupa e Zvicrës: A do të shkruajë histori FC Dardania Lausanne kundër Servette?
-
QKUK pajiset për herë të parë me aparatura për ngrohjen e gjakut falë komunitetit shqiptar në Cyrih
-
Dy orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
-
Gjenevë: Homazhe dhe një Marsh për Drejtësi, në Ditën e të Zhdukurve
Jeta në Austri
-
Kërkohen rregulla të njëjta sigurimi për mjekët në të gjithë Austrinë Austria debaton për heqjen e fuqisë së dhomave rajonale mjekësore për të nxitur një kontratë mbarëkombëtare...
-
Studimi: 49.7% e fëmijëve austriakë ndihen nën presion për përsosmëri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten