Lajme
Përzien frenat me “gazin”: Lëndon veten dhe kosovarin e pafajshëm
Një shofer 24-vjeçar ka ngatërruar frenat me "gazin". Si pasojë e këtij nghatërrimi ai dhe një 58-vjeçar përfunduan në spital
Një automobilist 24-vjeçar nga Italia ka shkelur frenat në vend se të shtypte “gazin”, duke hyrë në autostradën A1 në Würenlos të Kantonit Aargau, shkruan azonline.ch.
Kjo ka shkaktuar një përplasje me makinën që vinte nga pas. 24 vjeçari dhe shoferi 58-vjeçar nga Kosova në makinën që ishte mbrapa tij kanë pësuar lëndime të lehta dhe të mesme, transmeton albinfo.ch.
Të dy të aksidentuarit janë dërguar në spital nga një autoambulancë, ka njofgtuar të dielën policia e kantonit Aargau.
Aksidenti ka ndodhur të shtunën, pak para orës 13 të pasdites në korsinë e shpejtë në Würenlos në drejtim të Cyrihut, përcjell albinfo.ch. Konkretisht, përplasja u shkaktua në çastin kur shoferi i përparmë kishte bërë një ndalesë emergjente.
Sipas policisë, dëmi materrial arrin në disa mijëra franga. Nga pikëpamja e policisë, shkaktar për aksidentin ishte drejtuesi i mjetit përpara – për shkak të gabimit në drejtimin e makinës.
(Foto: Kapo Aargau)
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












