Uncategorized
Armë e drogë nëpër shkollat e Kosovës
Brenda një muaji Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 4 kilogram drogë, disa armë brezi, boksa e shufra metali
Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin e mëhershëm për kontrollimin dhe ligjërimin nëpër shkollat e Kosovës dhe brenda një muaji ka konfiskuar rreth 4 kilogram drogë, disa armë brezi, boksa e shufra metali. Këto statistika që i ka publikuar Policia e Kosovës tregojnë për dhunë dhe shfrenim tek të rinjtë.
Sipas njoftimit të Policisë, nga 2 tetor deri më 31 tetor, janë realizuar qindra kontrolle nëpër shkolla me në fushën operacionale në “Stop drogave në shkolla”. Sipas njoftimit të MPB-së, Policia ka kontrolluar persona të cilët kanë frekuentuar në zonën e sigurisë 300 metra rreth shkollave, po ashtu janë kontrolluar vetura, lokale dhe vende tjera të dyshuara.
Për periudhën raportuese njëmujore janë realizuar: 933 vizita dhe kontakte me personelin e shkollave; 1813 patrullime rreth shkollave; 2385 persona të kontrolluar; 958 vetura të kontrolluara; 75 lokale të kontrolluara; 23 ligjërata në shkolla dhe 1505 pjesëmarrës kanë marrë pjesë nëpër ligjërata.
“Si rezultat i angazhimit të shtuar policor janë iniciuar 101 raste dhe janë arrestuar 114 persona, prej tyre 25 janë nxënës. Prej tyre 38 persona kanë qenë shpërndarës të drogës, kurse 76 konsumues”, thuhet në njoftimin e Policisë. Sipas këtij institrucioni, –
Po, ashtu sipas të të njëjtit njoftim, janë sekuestruar: “Mariuhanë 3 kg e 781.75 g; Heroinë 267,5 g; 2 bimë të kanabisit; 1 tabletë ekstazy”. Kurse janë konfiskuar: “4804.6 euro; 4 armë; 54 fishekë; 1 boks hekuri; 1 veturë dhe; 1 shufër metalike”.
Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në teren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 metra rreth shkollave si në parqe, rrugë e hapësira të tjera.
E-Diaspora
-
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Zohran Mamdani bën shqiponjën, reagojnë shqiptarët... -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” -
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










