Integrimi
Arian Bilali, kandidat për Parlamentin Nacional
Arian Bilalli, një politikan i ri zviceran me prejardhje shqiptare, ka qenë më i riu kur para tri vitesh pati kandiduar për Parlamentin Kantonal të Katonit Thurgau. Atëbotë djaloshi me rrënjë nga Gostivari, Maqedoni, nuk i kishte mbushur as 18 vjet dhe nuk ia kishte dalë të zgjidhej.
“Me rëndësi është pjesëmarrja” mund të thuhet sidomos kur bëhet fjalë për një kandidat kaq të. ri.
Sot, rreth 3 vjet më vonë, Ariani e ka bërë një hap më tutje: ai kandidon në zgjedhjet për Parlamentin Nacional. Këtë lajm ai e ka kumtuar në faqen e tij në facebook.
“Jam nominuar zyrtarisht nga JuSo vv në Thurgau dhe më kanë vendosur në listën e tretë”, bën të ditur kandidati që ende nuk i ka mbushur 21 vjet (i lindur në prill 1994). I gëzohem garës që fillon në muajin gusht…”, shkruan Ariani në gjuhën gjermane.
Ai është shumë aktiv në lëvizjet për mbrojtjen e ambientit në regjionin ku Jeton dhe më gjerë. Ka marrë pjesë në shumë aksione dhe aktivitete të ndryshme në këtë drejtim.
Arian Bilali është shqiptarozvicerani i tretë që kandidon për zgjedhjet nacionale që mbahen në tetor të këtij viti. Para tij, për paralemntin e vendit kanë shpallur garën edhe Blerim Bunjaku (Winterthur-ZH nga EVP dhe Arbër Bullkaj (Will-SG), nga SP/PS.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









