Sport
“Arena Kombëtare” në rrezik, mungojnë edhe 2 milionë euro
Vihet në pikëpyetje përfundimi në kohë i punimeve në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare, ka shpjeguar se nga mosrimbursimi i TVSH-së nga Ministria e Financave së Shqipërisë i pjesës së investimit të kryer nga qeveria e futbollit, mungojnë afërsisht dy milionë euro, shumë kjo e konsiderueshme që vë në diskutim serioz përfundimin e projektit, përcjell albinfo.ch.
“Nga Ministria e Financave vjen një lajm tjetër: Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo do të thotë që këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje”, thuhet në njoftim.
“Këtë shpjegim nuk po e bëjmë për Komisionin e Apelit, që sillet si një grup “tifozësh ultras”, por për ata që e dinë dhe e kuptojnë këtë procedurë ligjore.
Gjithsesi, FSHF do t’i drejtohet Gjykatës për këtë çështje, por është për të ardhur keq sesi një grup burokratësh të shtetit dhe të politikës, ende nuk iu ka dalë mërzia, që Shqipëria u kualifikua në “EURO 2016”, dhe janë akoma më të mërzitur që Tirana po bëhet me një stadium modern!”, thuhet tutje në njoftim.
“Arena Kombëtare” ishte pritur që të përfundojë në fund të këtij viti, në mënyrë që të jetë e gatshme për kualifikimet e “Euro 2020”, që fillojnë në mars të vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











