Lajme
Stadiumi i Napolit merr emrin e Maradonës
Në vitin 1987 argjentinasi i dha klubit italian titullin e parë të kampionit në histori. Tani emri i tij është përjetësuar në një mënyrë të veçantë
Pas vdekjes së legjendës së futbollit argjentinas Diego Maradona, qyteti jugor italian i Napolit vendosi t’ia kushtojë stadiumin ish-lojtarit të SSC Napoli. Kështu ky stadium do të riemërtohet nga “Stadio San Paolo” në “Stadio Diego Armando Maradona”, kanë bëre të ditur të premten autoritetet e qytetit.
Në aktin zyrtar, Maradona është identifkuar si “futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave”, transmeton albinfo.ch.
Kryetari i Napolit Luigi de Magistris kishte sugjeruar në Twitter menjëherë pas vdekjes së Maradonës javën e kaluar që stadiumi të riemërtohej në kujtim të gjeniut të futbollit.
Lojtari ofensivë i gjatë vetëm 1.65 metra ka luajtur për SSC nga viti 1984 deri në vitin 1991. Me të, klubi fitoi Kupën Uefa në vitin 1989 dhe u bë kampion i Italisë në vitin 1987 dhe 1990.
Më shumë se thjesht një futbollist
Që atëherë, Maradona gëzonte statusin e kultit në Napoli. “Askush përveç tij nuk ka arritur të identifikohet me trup dhe shpirt në një mënyrë të tillë me Napolin”, ka thënë de Magistris.
Pas vdekjes së Maradonës, qindra njerëz ishin bashkuar në stadium dhe në pjesë të ndryshme të Napolit për të mbajtur zi, megjithë ndalimin e rreptë, për shkak të koronës.
Maradona vdiq të mërkurën, javën e kaluar në moshën 60 vjeçare.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














