Kultura
Ardiani prezantoi në Cyrih këngën e tij të parë
Ai ka promovuar debutimin e singlit të tij të parë “Thi sis my Time” në klubin e njohur të Cyrihut “X-tra”

Ardian Bujupi, këngëtari i cili kishte dale i treti në garën për këngëtarin më të mirë të Gjermanisë DSDS ka bërë të shtunën një prezantim të pëlqyer në Cyrih. Ai ka promovuar kështu debutimin e singlit të tij të parë “Thi sis my Time” në klubin e njohur të Cyrihut “X-tra”, dhe duket se suksesi nuk ka munguar, së paku sa u përket adhurueseve të tij të gjinisë së bukur.
Bujupi, duke folur për gazetën “20 Minuten” ka thënë se është duke i shërbyer mirë “vula” e pjesëmarrësit në spektaklin “DSDS”. “Në DSDS jam hedhur në ujin e ftohtë – dhe kam mësuar not”, thotë ai.
Se Ardiani nuk vuan shumë nga modestia e tregon vetë, kur stilin e tij të muzikës e quan “revolucionar”. “”Besoj se në Gjermani ende nuk ka pasur diçka të tillë. Kam dëshiruar të krijoj diçka të re. Muzika që dëgjoj në radio, nuk më pëlqen”.
Sidoqoftë, në klubin “X-ra”, promovimi i “This is My Time” pati një jehonë mjaft të mirë. Ndërkaq, ai e zbulon për gazetën ehde datën e publikimit zyrtar të singlit: “vetëm pak kohë më parë u morëm vesh mes vete. mendoj se kjo do të bëhet nga fillimi ose nga mesi i shtatorit”.
I pyetur nëse ishte vërtet “djalë i keq” ashtu siç e tregonte imazhi që e kishte ndjekur gjatë emetimit të spektaklit DSDS, Ardiani i përgjigjet gazetares me humor: “Po, unë do të të ha sonte”.
Të dielën këngëtari i ri e ka kaluar në Cyrih për të vizituar miqtë. Ai shpresonte ta takonte këtu edhe këngëtaren nga Cyrihu Zazou, me të cilën kishin qenë bashkë gjatë spektaklit, dhe për një flirt të cilën ishin përhapur thashetheme…
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€