Integrimi
Ardian Gjeloshi me “Crowdhouse” fiton çmimin “Swiss FinTech Awards”
Çmimin për “zgjidhje të jashtëzakonshme në fushë të Fintech-it (teknologjisë fnanciare) e kanë ndarë së bashku forumi “Crowdhouse” dhe “Qumram”
Eksperti i ri shqiptar i financave Ardian Gjeloshi, gjegjësisht ndërmarrja, Crowdhouse bashkëthemelues i së cilës ështe ai, ka fituar çmimin “Swiss FinTech Awards” që është ndarë sonte në Cyrih. Çmimin për “zgjidhje të jashtëzakonshme në fushë të Fintech-it (teknologjisë fnanciare) e kanë ndarë së bashku forumi “Crowdhouse” dhe “Qumram”, njofton finnanzundwirtschaft.ch.
Çmimin e ka themeluar “Finance und Wirtschaft Forum” dhe ky ka qenë viti i dytë që po ndahet, transmeton albinfo.ch Një çmim i ri që që i është shtuar këtë vit këaj gare është ai me emrin “Fin Tech Influencer of the Year”. Këtë çmim duhet ta fitojë ndonjë personalitet që e ka shënuar në mënyrë pozitive fushën e teknologjisë financiare të Zvicrës. Shoqata «Swiss Finance Start-ups (SFS) është nderuar me çmimin e përmendur, në ceremoninë e mbajtur mbrëmjen e të enjtes, në Dolder Gradn Hotel të Cyrihut.
albinfo.ch ka shkruar javë më parë lidhur me zgjedhjen e Gjeloshit në mesin e fialistëve të këtij çmimi.
Fintech (Teknologjia financiare) është një fushë ende e re e ekonomisë në Zvicër. Për të stimuluar rritjen e saj, një rrjetë e përbërë prej organizatave të shumta partnere dhe ekspertëve të Forumit “Finanz und Wirtschaft”, ndan sivjet për të dytën herë çmimin “Swiss FinTech Awards”, shkruan “Finanz und Wirtschaft”. Me këtë çmim, në kuadrin e konferencës “Fintech2017 – Drivers of Change” do të shpërblehen zgjidhjet më të suksesshme zvicerane nga fusha e teknologjisë financiare, transmeton albinfo.ch.
Juria tashmë ka ngushtuar tashmë në katër finalistë rrethin që përbëhej nga 10 “Start-Up” (firma të themeluara rishtas).
Në kategorinë “Early Stage” për firmat që kanë më pak se dy vjet që janë themeluar, respektivisht kanë më pak se 2.5 milionë franga kapital të investuar hyjnë ndërmarrjet si platforma e patundshmërive “Crowdhouse” dhe ndërmarrja “Gatechain”, përcjell albinfo.ch. Në kategorinë “Grofth Stage” , për ndërmarrësit e rinj që kanë themeluar ndërmarrjet e tyre prej më shumë se dy vitesh dhe kanë filluar investimin me më shumë se 2.5 milionë franga, garojnë ndërmarrjet Bexio (për softuerë) dhe platforma “Qumram”.
“Ne bëjmë të gjitha punët e menaxhimit për klientë tanë”, thotë Ardian Gjeloshi, bashkëthemeluesi dhe njëri nga tre anëtarët e bordit të “Crowdhouse”. Sipas tij, deri më tash përmes kësaj platforme tashmë rreth 9000 klientë kanë fituar patundshmëri me vlerë prej 105.3 milionë frangash, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo tashmë ka arritur t`i bindë edhe “lojtarët” e mëdhenj financiarë. Nga vera e vitit 2016, pjesën e saj në Crowdhouse e ka edhe banka Kantonale e Lucernit, me ndihmën e së cilës, platforma e përmendur synon të zgjerojë më tutje biznesin e vet.

Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriArdian Gjeloshi
- Prejardhja:Kosovë, Klinë
- Vendi ku vepron:Cyrih
- Profesioni:ekonomist
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














