Sport
Ardhmëria e pasigurt e Kombëtares kosovare

Në një artikull të botuar në të përditshmen austriake „Der Standard“, autorët e kanë shqyrtuar situatën aktuale të futbollit kosovar, duke potencuar se tollovitë politike në vend, janë duke e penguar njohjen e Federatës kosovare të futbollit nga ana e FIFA dhe UEFA, duke shkaktuar pakënaqësi te futbolldashësit kosovarë.
Duke përmendur ndeshjen miqësore në mes Kombëtares kosovare dhe ekipit zviceran të Xamax-it që ishte zhvilluar më 9 mars të vitit të kaluar, gazeta në fjalë paraqet pakënaqësitë e zyrtarëve futbollistikë kosovarë për mosnjohjen e Federatës nga organizatat futbollistike ndërkombëtare.
Më në fund, duke cekur ardhmërinë e pasigurt të Kombëtares kosovare, e përditshmja austriake përmend edhe emra të renomuar të futbollistëve kosovarë, të cilët daljen e tyre në arenën ndërkombëtare e kanë realizuar duke përqafuar federatat e huaja të futbollit, siç janë Valon Behrami (AC Fiorentina), Granit Xhaka (FC Basel), Xherdan Shaqiri (FC Basel), Albert Bunjaku (FC Nürnberg), Beg Ferati (SC Freiburg) etj.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€