Lajme
Apple me te ardhura më të ulëta, për shkak të koronavirusit
Gjiganti i pajisjeve teknologjike “Apple” ka bërë të ditur se të ardhurat e kompanisë pritet të jenë më të ulëta nga parashikimet në tre muajt e parë të vitit 2020 për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri në Kinë.

Kompania njoftoi se pas epidemisë, “Apple” është detyruar të mbyllë fabrikat dhe disa dyqane në Kinë, goditur nga virusi, situatë e cila përkohësisht do të kufizojë furnizimin global të telefonave “iPhone”.
“Apple” regjistroi 91,8 miliardë dollarë të ardhura në periudhën tetor-dhjetor ndërsa për tre muajt e parë të vitit 2020 parashikoi të ardhura prej 63-67 miliardë dollarë.
“Puna ka nisur në të gjithë vendin, por ne po përjetojmë një kthim të ngadalshëm në kushte normale nga ajo që kishim parashikuar”, theksoi “Apple”.
Përveç furnizimit global të kufizuar, shitjet e telefonave “iPhone” po ashtu u prekën nga koronavirusi i ri, pasi kërkesa për pajisje “Apple” shënoi ulje në Kinë.
Koronavirusi i ri, tashmë zyrtarisht i njohur si COVID-19, për herë të parë u shfaq në muajin dhjetor në qytetin kinez Wuhan të provincës Huberi.
Deri më tani, ky virus ka shkaktuar mbi 1 800 të vdekur dhe rreth 72 mijë raste të tjera të konfirmuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme

Zvicra vendos në fund të nëntorit për 3 tema në referendum
- Alarm nga vala e nxehtësisë në Itali: Një grua humb jetën, turistja alivanoset në Duomo
- Rajonet më të prekur nga sfida e plakjes në Zvicër, si po luftojnë disa komunat kundër plakjes së popullsisë
- Dubai teston taksinë ajrore elektrike, fluturimi i parë i suksesshëm hap rrugën për transportin e së ardhmes
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor