Kosova
Apostolova kërkon nga liderët të mos jepen afate për vizat
Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, në hapjen e fushatës për liberalizim të vizave, ka kërkuar nga liderët që të mos nxitojnë në “dhënien e afateve artificiale”. Apostolova ka thënë se nëse nuk respektohen kërkesat ose kriteret, vizat mund të pezullohen.
Me paralajmërimet për sanksionime dhe me rekomandimin nga BE-ja që të mos jepen afate artificiale për liberalizim të vizave, ka nisur fushata vetëdijesuese për këtë proces.
Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, në hapjen e fushatës për liberalizim të vizave, ka kërkuar nga liderët që të mos nxitojnë në “dhënien e afateve artificiale”. Apostolova ka thënë se nëse nuk respektohen kërkesat ose kriteret, vizat mund të pezullohen.
Të njëjtën gjë e ka pohuar edhe kryeministri Haradinaj, i cili ka thënë se e drejta e lëvizjes vjen me përgjegjësi, që qytetarët është mirë t’i dinë. E ministrja Hoxha ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave ka qenë sfidues, si për institucionet, ashtu edhe për BE-në. Ajo kësaj radhe nuk ka përmendur periudha kohore, por ka thënë se jemi një hap afër heqjes së vizave.
Kryeministri Haradinaj ka pasur një takim me ambasadorët e shteteve të Quint-it, të cilëve u ka thënë se vendi është në rrugën e duhur për liberalizim të vizave dhe lufta kundër krimit të organizuar është prioritet i qeverisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












