Shkurt.ch
Babë e bir mbesin, vajzës i mohohet e drejta e qëndrimit në Zvicër
Një kosovar i lindur në Aargau të Zvicrës e ka humbur shtetësinë zvicerane, sepse dyshohet se e ka fituar me mashtrim. Megjithatë, ai dhe djali i tij nuk duhet të largohen nga Zvicra, ndërsa vajza e tij mbetet pa lejeqëndrim.
Brenda 60 ditëve, një kosovar dhe dy fëmijët e tij është dashur të largohen nga Zvicra, shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Familja e kundërshtoi këtë vendim të Zyrës së Migracionit të Aargaut, por për një kohë të caktuar, pa sukses. Edhe Gjykata kantonale administrative e konfirmoi largimin. Si një shpresë e fundit, familjes i mbeti vetëm Gjykata Federale. Në ankesat e tyre, babai, vajza dhe biri kanë aplikuar për qëndrim të përhershëm, apo së paku lejeqëndrim të rregullt. Vendimi i publikuar të mërkurën ka treguar: Gjykatësit më të lartë të Zvicrës rastin e kanë gjykuar ndryshe në pikat qendrore, në krahasim me Gjykatën Administrative të Aargaut.
Ky është nja rast i veçantë, sepse vajza dhe biri i kosovarit, në ndërkohë ishin natyralizuar në qytetarë zviceranë. Babai i saj ishte natyralizuar në vitin 2009 dhe pasi u divorcua me gruan e tij zvicerane në vitin 2012, i zyrtarizoi dy fëmijët në Kosovë, nënën e të cilëve e martoi menjëherë pas kësaj, përcjell Albinfo.ch. Dy muaj pas kësaj martese me kosovaren, ai parashtroi një kërkesë për bashkim familjar. Pavarësisht nga kjo, fëmijët që kanë lindur para martesës së parë kanë marrë ligjërisht shtetësinë zvicerane.
Por, zyra kantonale e migrimi dyshoi se pasaportën e kuqe kosovari e kishte fituar me mashtrim dhe në Zyrën Federale për Migracion, kërkoi anulimin e pasaportës. Autoritetet nga Aargau e justifikuan këtë veprim jo vetëm me faktin që ai kishte fshehur fëmijët në procesin e natyralizimit, por edhe me një bindje të gjatë më parë, përcjell Albinfo.ch. Kosovari ishte dënuar në Gjermani me një burgim dyvjeçar për veprën “shkaktim të lëndimeve trupore”.
Zyra Federale iu përgjigj kërkesës së autoriteteve të Aargaut, pas së cilës babai humbi nënshtetësinë zvicerane dhe ishte parashikuar dëbimi i tij së bashku me fëmijët. Nëse një natyralizim shpallet i pavlefshëm, personi bie përsëri në statusin e mëparshëm të imigracionit. Në rastin e kosovarit, kjo është qëndrimi i përhershëm, sepse ai ishte martuar me një grua zvicerane për më shumë se tetë vjet.
Megjithatë, Zyra e Migracionit Aargau dhe Gjykata Administrative i mohonin atij të drejtën e qëndrimit. Kjo për shkak se ai i kishte njohur në mënyrë të paligjshme fëmijët e tij për herë të dytë më vonë, në mënyrë që ribashkimi i familjes të mund të zbatohej në periudhën e skaduar, përcjell Albinfo.ch. Kjo është një shkelje serioze e rendit publik, kishte vendosi Gjykata administrative. Nga ana tjetër, Gjykata Federale këtë veprim e sheh si të gabuar. Nga pikëpamja e gjykatësve më të lartë, nuk ka asnjë arsye tjetër për heqjen e të drejtave të qëndrimit të kosovarit në Zvicër. Udhëzimi i Gjykatës Federale në adresën e Zyrës së Migracionit Aargau është i qartë: Babai duhet të ketë qëndrim të përhershëm dhe djali i tij të pajiset me lejeqëndrim.
Vetëm ankesa e vajzës refuzohet, pasi mosha e saj është madhe. Për shkak se ajo ishte tashmë e moshës madhore në kohën vendimtare, ndryshe nga vëllai i saj më i vogël, leja e qëndrimit të përhershëm e babait të saj nuk i jep të drejtën asaj për një lejeqëndrim, përcjell Albinfo.ch. Edhe lëvdatat e gjykatësve për përpjekjet e saj për integrim gjatë pesë viteve të fundit, nuk i ndihmuan asgjë.
Meqenëse nëna e saj jeton në Kosovë dhe ajo ka kaluar shumicën e jetës së saj atje, gjykatësit federalë supozojnë një riintegrim të vajzës pa probleme. Interesi i publikut në një politikë restriktive të emigracionit është më i madh se interesi i gruas së re, sipas vendimit të Gjykatës Federale.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












