Bota
Anulohen 1200 fluturime, shkaku i motit të ligë
Një stuhi e re dimërore po godet Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke sjellë dëborë, ujë dhe akull në 39 shtete amerikane.
Janë më shumë se 200 milionë persona të përfshira nga veriu deri në Miduest dhe bregun lindor të vendit.
Më shumë se 1 200 fluturime janë anuluar sipas faqes në internet që i dedikohet udhëtimeve me avion “FlightAware”, transmeton “ATSH”.
Pas qyteteve si Çikago dhe Detroit, dëbora ka mbërritur edhe në Uashington dhe pritet që në orët në vijim të prekë edhe Nju-Jorkun, duke rrezikuar që të shkaktojë kaos në orët e pikut, përcjell albinfo.ch.
Në Nju Xhersi, guvernatori Phil Murphy ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Në Filadelfia shkollat janë mbyllur. Ekziston rreziku që me temperaturat e ulëta dëbora të shndërrohet në akull duke i bërë të rrezikshme zhvendosjet.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










