Futboll
Anis Mehmeti, talenti shqiptar që po shkëlqen në Angli
Futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti ka realizuar golin e parë në “Championship” me ekipin e Wycombe, përcjell albinfo.ch.
Talenti 19-vjeçar arriti që të shënonte kundër QPR, në atë barazim që është marrë në shifrat 1:1.
Ai ka marrë vlerësime të jashtëzakonshme nga trajneri i tij menjëherë pas përfundimit të takimit.
Duhet theksuar se Gareth Ainsëorth ka ngritur figurën e talentit 19-vjeçar duke treguar sesa ka përparuar Mehmeti gjatë këtyre kohëve dhe njëkohësisht për të parashikuar lartësinë se ku do të gjendet, pasi e sheh në “Premier League”.
“Me talentin që ka në këmbë mund të jetë i patrembur. Ndonjëherë kjo është pasuri e madhe kur je i ri,, pasi luan pa frikë. Është si veta jeta, pasi kur plakesh fillon që të kesh më tepër frikë nga gjërat. Mehmeti është i pathyeshëm dhe i pandalshëm për momentin.
Mund të arrijë gjithçka dhe unë e shoh duke luajtur në “Premier League”. Hyri në ekipin B, por ka përparuar në ekipin e parë pasi është talent i vërtetë. Luan aq thjeshtë me të dyja këmbët dhe ka bërë disa gola të mahnitshëm në stërvitje. Është super talent”, ka thënë trajneri i Wycombe.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













