Integrimi
Anik Januzi, foshnja e parë e vitit 2017 në Passau
Nëna Lirija dhe babai Remziu gëzohen shumë në radhë të parë për lindjen pa probleme të djalit. Por edhe për shumën prej 750 eurosh, e cila i është dorëzuar si ndihmë fillestare familjes së re
Lindja e Anik Januzit është pritur me shampanjë në maternitetin e spitalit të qytetit Passau. Kjo për faktin se Aniku është foshnja e parë e lindur këtë vit në këtë spital, shkruan pnp.de. Dhe mjeku Dupper u bë, me insistimin e personelit mjekësor edhe nun i të porsalindurit.
Ndërkohë, Aniku dhe prindërit e tij mund të qëndrojnë komodë në ambientet e klinikës dhe të shohin me optimizëm para vetes. Në banesën e tyre gjithçka është përgatitur, thonë prindërit e rinj, Lirije (26) dhe Remzi Januzi (38), transmeton albinfo.ch. Gjësende për foshnjen duhet të ketë sa të duash, të mbetura nga vëllai i Anikut, Ajani tashmë 2 vjeçar.
Babai i ri, Remziu, në Gjermani, gjegjësisht në Passau, kishte ardhur para 19 vitesh nga Kosova, prej nga vjen edhe e shoqja. Ai sot punon si montues tubash në një ndërmarrje ndërtimi në Passau.
Të dy gëzohen shumë në radhë të parë për lindjen pa probleme të djalit. Por edhe për shumën prej 750 eurosh të cilën si ndihmë fillestare familjes së re ia ka dorëzuar drejtori i bankës Sparkasse Otmar Hausfelder dhe ai i bankës LBS Josef Sboril, përcjell albinfo.ch. Ky është çmimi që jepet për fëmijën e parë të vitit që vjen në jetë në këtë spital.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












