Shqipëria
Anija me mbi dy mijë turistë mbërrin në Sarandë
2360 turistë nga e gjithë bota mbërritën të enjten në Sarandë, në ndalesën e parë të anijeve të mëdha të gjigantit MSC që jozyrtarisht cilësohet si nisja e sezonit turistik në qytetin bregdetar.
Ata që zgjodhën të zbresin në breg u pritën nga përfaqësues të Ministrisë së Turizmit e Prefekturës së Vlorës, të cilët presin që numri i turistëve të shënojë rritje këtë sezon të ri.
Por shqetësim për drejtuesit e ministrisë së linjës është që rritja e turistëve të mos kthehet në bumerang, ndaj rëndësi e veçantë po u kushtohet standardeve, raporton oranews, përcjell albinfo.ch.
Butrinti dhe Syri i Kaltër mbeten destinacionet kryesore të turistëve ditorë që mbërrijnë në Sarandë.
Anija “MSC Lirica” parashikohet të ankorohet 35 herë në brigjet e Sarandës përgjatë sezonit të ri veror.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











