CH-Ballkani
Ana Brnabiq, gruaja e parë në krye të qeverisë serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka dhënë mandatin për të formuar qeverinë e re Ana Brnabiq, e cila shënon një kthesë të madhe në historinë e Serbisë, pasi besnikja e Vuçiqit e ka shprehur hapur orientimin e saj seksual, raportojnë mediat në Beograd, përcjell albinfo.ch.
Brnabiq bëhet kryeministre e parë e një qeverie në Ballkan që i takon komunitetit LGBT dhe gruaja e parë në krye të qeverisë serbe.
Brnabiq do të trashëgojë në postin e saj Aleksandër Vuçiqin, i cili në muajin prill u zgjodh president i Serbisë. Parlamenti 250 vendesh do të debatojë javën që vjen kandidaturën e zonjës Brnabiq. Partia e presidentit përbën shumicën në parlament dhe së këndejmi, votimi duket më shumë një veprim formal.
Kandidimi i zonjës Brnabiq nxiti kritika të konservatorëve, përfshirë edhe disa nga aleatët e Vuçiqit.
Brnabiq pritet të punojë edhe për të përmirësuar marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën, të reformojë drejtësinë, të sigurojë të drejtat e pakicave, përfshirë edhe komunitetin LBGT, të gjitha këto parakushte për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ajo duhet të ruajë edhe drejtpeshimin e Serbisë ndërmjet aleatëve të vjetër, Rusisë e Kinës dhe Perëndimit, përfshirë NATO-n dhe BE-në, që është partneri më i madh tregtar i saj.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











