Kosova

Ambasadori italian takon Lul Rakën: Mos gabo, vala e dytë e COVID-19 po vjen

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se Kosova mund të përfshihet nga një valë e dytë e koronavirusit.

Këto komente ai i bëri pas takimit që zhvilloi me mikrobiologun Lul Raka dhe ekipin mjekësor ushtarak të Italisë që po ndihmojnë Kosovën kundër pandemisë COVID-19.

Ai ka këshilluar që të mbahet higjiena në mënyrë që të shmanget vala e dytë e virusit vdekjeprurës.

“Mos gabo, vala e dytë po vjen. Mënyra e vetme për të mbrojtur ekonominë dhe për të shmangur bllokimin, vendosni maskat, lajini duart, mbajini distancën dhe shmangni absolutisht grumbullimin! Secili duhet të bëjë pjesën e vet”, shkroi Orlando në Twitter.