Shqipëria
Ambasadori i ri zviceran merr akreditimin nga Presidenti
Ambasadori i sapo-ardhur zviceran në Shqipëri Adrian Maître paraqiti letrat kredenciale tek Presidenti Meta
Që nga sot Zvicra ka një ambasador të ri në Shqipëri: Z. Adrian Maître i cili paraqiti kredencialet e tij para Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta. Gjatë ceremonisë Presidenti vlerësoi rolin që luan Zvicra në mbështetje të reformave dhe të integrimit të Shqipërisë në BE.
“Krijimi para një viti i Dhomës së Tregtisë Zvicër-Shqipëri është shumë pozitiv dhe mundësitë për bashkëpunim në këtë drejtim janë të shumta”, that Presidenti Meta gjatë cermonisë së akreditimit. Ai vlerësoi në veçanti vijimin nga Zvicra të Strategjisë së Zhvillimit për Shqipërinë, për periudhën 2018-2021, të cilën e konsideroi si një mundësi shumë të mirë për të mbështetur pushtetin vendor dhe luftuar varfërinë në zonat e thella të vendit.
“Zvicra dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera dy-palëshe të cilat ne duam t’i ruajmë dhe t’i thellojmë”, tha Ambasadori Maître. “Ambasada e Zvicrës ka një komponent të rëndësishëm: një program bashkëpunimi me fokus të qartë strategjik në mbështetje të axhendës së reformave në Shqipëri”, tha Ambasadori Maître.
Z. Maître e merr detyrën e tij pas paraardhësit Christoph Graf i cili e mbylli mandatin në Shqipëri në Maj 2018. Para këtij emërimi Ambasadori Maître ishte Zv. Drejtor i Bashkëpunimit me Europën Lindore dhe Azinë Qendrore pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës. Ai është ambasadori i 8-të rezident në Shqipëri që nga 1992.
Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve nisën formalisht në 1970 kur Zvicra mandatoi ambasadorin e saj në Beograd, ish-Jugosllavi, që të mbulojë marrëdhëniet me Shqipërinë. Në vitin 1992 Zvicra hapi për herë të parë ambasadën e saj në Tiranë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











