Kosova
Kosovë: Të zhdukurit të mos përdoren për përfitime politike
Kështu u shpreh ambasadori britanik në Kosovë
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbot, ka deklaruar sot se Prishtina dhe Beogradi duhet të komunikojnë për të ndarë informatat për personat e zhdukur, në mënyrë të hapur dhe në një frymë të bashkëpunimit, e jo të konfrontimit.
Abbot, gjatë fjalës së tij në forumin “Nevoja për depolitizim të çështjes së personave të zhdukur”, tha po ashtu se personat e zhdukur, familjet e tyre, dhe OJQ-të që merren me zbardhjen e fatit të të zhdukurve nuk duhet të përdoren si top futbolli në arenën politike në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, çështja e vuajtjeve njerëzore si ajo e personave të zhdukur nuk duhet të politizohet dhe as të përdoret për përfitime politike.
“Askush nuk duhet të përdorë këtë çështje për përfitime politike. Si Prishtina dhe Beogradi duhet të komunikojnë për të ndarë informatat në mënyrë të hapur dhe në një frymë të bashkëpunimit e jo të konfrontimit, dhe personat e zhdukur, familjet e tyre, dhe OJQ-të që merren me këtë çështje nuk duhet të përdoren si futboll në arenën politike në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Politikanët në dy anët mund të marrin një pozicion që të mbrojnë politikat e tyre por ne dëshirojmë të shohim institucione relevante të Kosovës që angazhohen për të zhdukurit. Familjarët duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të ditur gjithë atë legjislacion që është në dispozicion. Ajo që është fondamentale është se nuk mbahet vetëm për një gjeneratë, është diçka që u takon të gjithëve. Këto çështje kanë peshë për krijimin e një identiteti që është i gjerë”, tha ai.
Drejtori ekzekutiv i QBPZH, Bajram Qerkinaj, tha se kanë organizuar këtë forum për të kërkuar de-politizim të çështjes së personave të zhdukur, pasi sipas tij, dikush duhet të marrë përgjegjësi për punët që nuk po kryhen.
Qerkinaj tha se zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet kërkesë e familjarëve.
“Pushteti lokal flenë, nuk e di as në komunën e vet sa i ka të pagjetur. E kemi një Këshill (kuvendues), mjerisht edhe ai i politizuar. Sot jemi këtu për të gjetur një mënyrë për të hequr politikën prej kësaj çështjeje… Falënderime jena plot, falënderime, falënderime, falënderime, kërkojmë krejt në fund, ju lus, së pari familjarët të jenë edhe më të fortë, të jemi të bashkuar… Duhet Qeveria e Republikës së Kosovës të punojë më shumë me të rinjtë dhe jo me neve pleqve. Dhe, krejt në fund kërkojmë përgjegjësi… kush është ai që duhet të largojë politizimin, duke u nisur nga Qeveria e Kosovës”, tha ai.
Kurse zëvendësdrejtori i QBPZH-së, Negovan Mavriq, tha se 22 vjet janë shumë dhe të rënda për familjarët që të mos dinë asgjë për fatin e më të dashurve.
“Nëse kemi varre si në Kosovë dhe në Serbi, që gjenden në Kosovë ose në Serbi, nëse janë të lokalizuara, rekomandimi im është që të mos presim por t’i hapim ato varre, qysh sot… Është shumë e vështirë të dihet që ekzistojnë varrezat, p.sh. unë e di që ka familje serbe që e dinë, për shembull në Llapushnik (dhe Bresje), kështu që i lusim të gjithë që ta lënë politizimin. Jemi të vetëdijshëm që politika përzihet, por duhet të përzihet që ta zbardhim fatin e të pagjeturve dhe jo ta ngadalësojmë apo të pengojmë zbardhjen”, tha ai.
Forumi për depolitizim të çështjes së personave të zhdukur është organizuar me rastin e 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë./kp
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










