Integrimi
Ambasadori amerikan siguron kosovarët për mbështetjen e SHBA-së
Pritja për ambasadorin amerikan ishte planifikuar muaj më parë, si një dëshirë e tij për të bashkëbiseduar me komunitetin kosovar në Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë ka organizuar të martën, më 15 mars një pritje për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Zvicër, z. Donald Sternoff Beyer JR. Në pritjen që u mbajt në hotelin Bellevue Pallace të Bernës, ishte i pranishëm një numër i madh bashkatdhetarësh që jetojnë në Zvicër. Pritja ishte konceptuar si bashkëbisedim i ambasadorit amerikan me komunitetin e këtushëm kosovar dhe në këtë frymë edhe rrodhi. Të pranishëm ishin edhe mabsadroi i Shqipërisë Mehmet Elezi dhe ai i Maqedonisë, Ramadan Nazifi.
Sipas asaj që ambasadori Malaj tha për albinfo.ch, kjo pritje ishte planifikuar disa muaj më parë, e menduar si një dëshirë e ambasadorit amerikan për të bashkëbiseduar me komunitetin kosovar në Zvicër.
Në fjalën që ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj ka lexuar në gjuhën angleze dhe shqipe, ka theksuar ndjenjën e mirënjohjes së shqiptarëve për SHBA-në dhe miqësinë në mes dy popujve. “Kjo miqësi besnike reciproke daton nga viti 1919, kur presidenti amerikan W. Wilson kishte kundërshtuar planin për ndarje të Shqipërisë, duke mbrojtur integritetin territorial të saj”, nënvizoi ambasadori kosovar.
Por, përkrahja e SHBA-së për popullin shqiptar dhe për Kosovën, siç theksoi më tutje Malaj, gjen shprehjen e saj kulmore në vitet nëntëdhjetë të shekullit që shkoi. “Në vitin 1990, presidenti George Bush i kishte treguar Milosheviqit vijën e kuqe, të cilën ky i fundit e shkeli. Por në vitin 1999 presidenti Klinton me aleatët evropianë dhe forcat e NATO-s, reaguan duke i dhënë fund dhunës shumëvjeçare, masakrave dhe terrorit kundër shqiptarëve të Kosovës”.
Donald Sternoff Beyer JR: SHBA po bën gjithçka për mbështetjen e Kosovës
Përfaqësuesi i Kosovës në Zvicër u ndal edhe në rastin e fundit, të rëndë, të vrasjes së dy ushtarëve amerikanë nga një i ri me prejardhje kosovare në Gjermani. “Ky atentat ka shkaktuar indinjatë të thellë tek populli i Kosovës i cili e dënon atë dhe ndan dhimbjen e madhe me ju”, tha ambasadori Malaj. Më tutje ai shfaqi besimin se SHBA do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën dhe se “miqësia dhe solidariteti i përjetshëm në mes të popujve tanë do të vazhdojë të thellohet edhe në të ardhmen”.
Ndërsa ambasadori amerikan z. Donald Sternoff Beyer JR, me një spontanitet tipik amerikan, shpalosi para atyre që i quajti miq të tij, qëndrimin që SHBA mban ndaj Kosovës dhe siguroi për mbështetjen e mëtejshme të superfuqisë botërore për shtetin e ri të Kosovës. “Nuk jam politikan dhe diplomat me karrierë të gjatë. Por kam udhëhequr fushatën zgjedhore të ish presidentit Clinton, në vitin 1996. Edhe gjenerali Wesley Clark është mik imi”, ka theksuar ambasadori, duke e quajtur këtë rrethanë me shaka “një mënyrë që të marr edhe unë pak “kredi” nga mbështetja amerikane për Kosovën”.
Dua të përkujtoj se, që nga koha e fëmijërisë sime gjërat kanë ndryshuar shumë. Atëbotë Shqipëria ishte armike e SHBA-së dhe po ashtu edhe ish Jugosllavia. Falënderoj zotin se lufta e ftohtë ka përfunduar. Dhe falënderoj Zotin po ashtu për faktin që ne, si qenie njerëzore mund të rikuperojmë vuajtjet dhe të jetojmë me njëri tjetrin”.
Ambasadori Sternoff Beyer JR, është ndalur edhe në rastin e fundit, të tragjedisë që ndodhi në Frankfurt. “Asnjëherë nuk kemi menduar dhe nuk mendojmë se një tragjedi e tillë ka të bëjë me Kosovën. Ne në çdo kohë dhe gjithkund hasim në njerëz të tillë, me probleme psikike (si rasti i vrasësit të dy ushtarëve, v.j.), përmbylli ambasadori këtë kapitull.
Më tutje ai siguroi të pranishmit se presidenti Obama, sekretarja Clinton po dhe Ambasada Amerikane Kosovë do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbështetur pavarësinë e Kosovës.
“Pas një viti, fjalimin tim këtu do ta mbaj në gjuhën shqipe!”
“Ne, SHBA dhe Zvicra jemi shumë të nderuara që kemi qenë ndër shtetet e para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ende nuk kemi numër të mjaftueshëm të vendeve që kanë njohur Kosovën, sa që ajo të bëhet pjesë e OKB-së por shpresojmë që do t`ia arrijmë kësaj”.
Duke u zotuar për të mbështetur edhe më shumë Kosovën në rrugën e njohjeve, ai tha: “Unë do ta vendos hartën e Kosovës në një vend në Ambasadën tonë dhe ajo që ju premtoj është që pas një viti, fjalimin tim këtu do ta mbaj në gjuhën shqipe”.
Ambasadori Sternoff Beyer pas fjalimit të tij të frymëzuar, gjeti mjaft kohë që të bashkëbisedonte me shqiptarët e pranishëm aty, duke kaluar nga grupi në grup, me një energji të habitshme dhe duke treguar një interesim të gjallë mbi gjendjen e tyre, të kaluarën dhe të sotmen.
Ambasadorit amerikan në Zvicër, ambasadori i Kosovës i ka dhuruar një punim artistik të hartës së Kosovës dhe një libër për Nënë Terezën, ndërsa piktori Samedin Asllani i ka dhuruar atij një pikturë të veten.
Ambasadori Sternoff Beyer: Atentati i Frankfurtit nuk ka të bëjë me Kosovën
I pyetur nga albinfo.ch rreth qëllimit të realizimit të këtij takimi, ambasadori amerikan tha: “Disa muaj më parë, duke biseduar me ambasadorin e Kosovës për atë se si mund të punojmë së bashku, erdhëm në këtë ide interesante: të bëjmë një takim me komunitetin kosovar në Zvicër”. Ndërkaq, ai kundërshtoi mendimin që ky takim të ketë ndonjë lidhje me atentatin e bërë muajin e kaluar në Frankfurt. “takimi ishte planifikuar shumë kohë më parë. Por po e ritheksoj edhe njëherë se atentati në Frankfurt nuk duhet të vihet në asnjë mënyrë në lidhje me Kosovën dhe kosovarët”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it Në ceremoninë e fundit të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Nënkolonel...
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
Jeta në Austri
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë Kanë mbaruar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës. Aty nuk përfunduan ambiciet e tyre. Ata azhduan...
-
Kriza e Volkswagen prek 6300 vende pune në Austri
-
Papunësia në Austri rritet në 384,000 njerëz në nëntor
-
A mund të lehtësojë një qeveri e re austriake rregullat e natyralizimit?
-
Supermarketet, gati për sistemin e depozitave njëpërdorimshe të Austrisë