Lajme
Gjermani: Situatë kritike në shumë zona pas përmbytjeve, Scholz u premton banorëve ndihma
Gjendja pas reshjeve të dendura dhe vërshimeve në Saarland po çtensionohet, por në shumë zona ende vazhdon të jetë kritike.
Kancelari Olaf Scholz gjatë vizitës në zonat e vërshimeve u premtoi ndihmave banorëve të prekur. Edhe zona të tjera në jugperëndim kanë pasur dëme prej vërshimeve.
Pas vërshimit të ujërave për shkak të reshjeve masive në Saarland komunat kanë filluar me punën e riparimit të dëmeve. Niveli i shumicës së lumenjve është në rënie. Në shumë zona megjithatë edhe të shtunën pasdite (18.05.2024) gjendja ka qenë kritike. Shumë rrugë janë ende të mbushura me ujë dhe një sërë akesesh jane pezulluar për qarkullimin. Në segmentin hekurudhor mes Mettlach dhe Trierit as të dielën nuk do të mund të qarkullojnë trenat. Lajmi pozitiv është, se në asnjërën prej zonave të prekura nuk ka pasaur të plagosur apo dëme në njerëz.
Më të prekur kanë qenë kreyqyteti i landit Saarbrücken si dhe qytetet Neunkirchen, Blieskastel dhe Ottweiler. Në shumë komuna u ndërpre elektriku nga dëmtimet, ndërsa në disa zona të tjera u desh të stakohet rrjeti për arsye sigurie. Disa vetë duhej të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre kryesisht në Mettlach dhe Saarhölzbach.
Krahas kryeministres së landit Anke Rehlinger zonat e vërshimeve i vizitoi edhe kancelari Olaf Scholz. Ata qendruan në fshatin e prekur rëndë Kleinblittersdorf. Të dy politikanët socialdemokratë u premtuan ndihma banorëve dhe vlerësuan angazhimin e forcave të ndihmës.
Aktualisht është në fokus ndihma akute, më pas do të “synojmë të darkodësohemi, se çfarë mund të bëhet”, tha Scholz, pa qenë konkret. Ai shtoi, se këtu “të gjithë mund të kenë besim, që do të bëhet më e mira”.
Sipas të dhënave të Qendrës për Matjen e nivelit të ujërave nga vërshimet, ekziston një rrezik ekstrem për vërshime. Kjo dukuri natyrore ndodh në cikle çdo 20 ose 50 vjet, komunikoi Enti i landit për Mjedisin dhe Mbrojtjen në Punë në Saarbryken. Shërbimi Sinoptik gjerman paralajmëroi, se ka rrezik për jetë. Deri tani për fat të mirë nuk ka as vitikma në njerëz dhe as dëme, vuri në dukje Ministria e Brendshme.
Në kryeqytetin e landit Saarbrücken u shpall të premten në mbrëmje (17.05.2024) gjendje e dëmit të madh. Dalja e lumit Saar nga shtrati vërshoi disa rrugë që u bllokuan.
Lumi Saar do të vazhdojë të ketë rritje të nivelit të ujit për shkak të reshjeve të vazhdueshme. Shërbimi sinoptik i Gjermanisë ka regjistruar 100 litra ujë shiu për metër katror. Ndonëse reshjet janë rralluar situata është ende e vështirë në zonat e evakuuara të Saarlandit./ DW
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas











