Kosova
Ambasadori amerikan në Serbi viziton Luginën e Preshevës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, po qëndron në vizitë në Luginë të Preshevës. Të martën ai vizitoi Komunën e Preshevës dhe u takua me kryetarin Shqiprim Arifi.
Ata diskutuan për situatën në të cilën janë shqiptarët që jetojnë në Serbi. “Ne kemi pasur një diskutim të detajuar dhe kryetari më ka njoftuar në detaje rreth problemeve të qytetarëve në Preshevë. Do të kthehem në Beograd dhe më leni të mendoj dhe të shoh se si mund të jem i dobishëm, por mendoj se është shumë e rëndësishme se njerëzit e kanë të qartë në atë çfarë e thonë dhe çfarë kërkojnë”, është shprehur Hill në një konferencë për media, përcjell albinfo.ch.
Hill ka komentuar edhe marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Kjo nuk ka qenë e lehtë, as për z. Kurti, as për z. Vuçiq, por ajo çka mund të them është se një progres goxha i mirë është arritur në këtë takim. Për mua ndër elementet kryesore të kësaj ishte se Prishtina duhet të adresojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe sigurisht edhe çështjet e tjera që Kosova është pajtuar të bëjë, e që mund të përmirësojnë raportet me Bashkimin Evropian. Këtë mund të shihni edhe si marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe BE-së dhe mendoj se mund të thoni të njëjtën gjë edhe për palën serbe”, ka thënë ambasadori amerikan, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi, duke thënë që kërkon të drejta më shumë për shqiptarët e Luginës. “Në këtë kontekst ne duam të kontribuojmë, por me një kërkesë që të drejtat tona në Luginë të Preshevës të respektohen, të garantohen ashtu siç u garantohen të gjitha minoriteteve në rajon dhe te ne jo vetëm që të garantohen dhe të respektohen, por edhe të shtohen edhe në atë aspektin e sasisë, sepse ne kemi mangu të drejtat tona në jetën tonë. Na kemi mangu edhe në investimet nga Qeveria serbe në Luginë të Preshevës. Ne kemi një diskrepancë mes asaj që kanë minoritetet e tjera në rajon në të drejta dhe ne në Luginë të Preshevës. Kjo ka qenë kërkesa ime dhe këtu ka zënë shumë vend plani shtatë pikësh, i cili duhet të kontekstualizohet në ditët e sotme, sepse është plan më i vjetër, po i cili në parim i përmban kërkesat tona për ta krijuar një kualitet të jetës në Luginë të Preshevës përveç asaj të pasivizimit, e cila ka qenë një temë e veçantë e jona për të cilën e informova në detaje ambasadorin dhe i cili me këtë çështje tash shpresojmë të kthehet në Beograd”, është shprehur ai, përcjell albinfo.ch.
Të hënën, Hill takoi edhe Shaip Kamberin, të vetmin deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











