Lajme
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, deklaratë solidariteti

Me iniciativë dhe organizim të Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, Ambasadori Roland Bimo mori pjesë në homazhet ku u vendosën kurora me lule e u ndezen qirinj në nderim të kujtimit të viktimave të aktit burracak e të pakuptimtë të terrorit në Vjenë. Njëkohësisht me solidaritetin dhe ndarjen e dhimbjes me familjarët dhe miqtë e viktimave, u dënua me forcë akti terrorist dhe u shpreh besimi se urrejtja dhe e keqja nuk e përkulin Vjenën dhe Austrinë. Mirënjohje e thellë për autoritetet për reagimin e shpejtë dhe professional në mbrojtje të jetës së qytetarëve.
Kurora në emër të Këshillit u vendos nga Zj Kaltrina Durmishi dhe zotërinjtë Ermal Vejsa, Anton Marku, Argtim Hani. Ishin të pranishëm dhe vendosën lule Misionari i Misionit Katolik shqiptar në Austri Dom Nikson Shabani, si dhe Mësuesi i Fesë Islame Imam Ademsafi Bajrami.
Këshilli Kordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri (KKShShA) dënon aktin terrorist të ndodhur ditën e hënë në Vjenë, kryeqytetin botëror të paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës, në të cilin pati dhe viktima të pafajshme dhe disa të plagosur.
Në këto ditë dramatike për Austrinë solidarizohemi me popullin dhe shtetin austriak dhe ritheksojmë se multikulturaliteti është një nga themelet kryesore të së sotmes dhe të nesërmes sonë të përbashkët. Larmia, harmonia, respekti i ndërsjelltë, integrimi dhe pjesëmarrja aktive në shoqëri do të jenë gjithmonë shtylla në të cilat do të bazojmë të ardhmen tonë.
Në të njëjtën kohë ju shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të personave që humbën jetën nga një akt të tmerrshëm e barbar.
Duke sulmuar Vjenën, terroristët provuan që të godasin vlerat universale të qytetërimit: lirinë, të drejat e njeriut, demokracinë, pluralizmin, barazinë, etj.
Terroristët nuk përfaqësojnë asnjë grup etnik. Ata janë simbol i së keqes, urrejtjes, përçarjes dhe dhunës. Këtë herë mbase ia arritën të na lëndojnë, por jo dhe të na gjunjëzojnë. Për më tepër, mbështetja për Vjenën vjen nga të katër anët e globit, dhe kjo na bën edhe më të fortë dhe më të përkushtuar për të mbrojtur diversitetin që na karakterizon dhe i cili është pjesë e pandashme e qenjes dhe jetës sonë.
Me këtë rast ju ftojmë që në ditët në vijim të ndezim qirinj në vendin ku ndodhi krimi dhe në këtë mënyrë të përkujtojmë të gjithë ata burra dhe gra të pafajshme që me jetën e tyre paguan çmimin e dashurisë së tyre për këtë qytet dhe banorët e saj
Qoftë i paharruar kujtimi për ta! Sot të gjithë ne jemi vjenezë!
E-Diaspora
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër Në Gjenevë, ndërkaq, Presidentja Osmani do ta ketë një takim me mërgatën shqiptare, e cila jeton...
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës