Futboll
Altin Lala zbulon të ardhmen e Milot Rashicës
Rashica ka luajtur 12 ndeshje për Werderin këtë sezon, ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tri asistime
Rashica do të vazhdojë të luajë në Bundesliga… të paktën deri në qershor të vitit 2020.
Talenti 23-vjeçar i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, s’do të largohet nga Werder Bremen, të paktën jo në afatin kalimtar të janarit.
Lajmin e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Altin Lala. Në një intervistë për ‘Kicker’, Lala ka thënë që as që bëhet fjalë që Miloti të largohet nga Bundesliga në janar.
23-vjeçari është lidhur me një transferim në Premierligë, ku në mesin e shumë ekipeve të interesuar, seriozisht është edhe Aston Villa, por Rashica përfundimisht “do të qëndrojë te Werder deri në fund të sezonit”, tha Lala.
“Afati kalimtar i dimrit nuk është dhe s’do të jetë shqetësim”, shtoi Lala në një intervistë për ‘Kicker’.
Rashica ka luajtur 12 ndeshje për Werderin këtë sezon, ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tri asistime. Ai ka kontratë me klubin gjerman deri më 2022, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














