Maqedonia
Ali Ahmeti: Muhamed Zekiri nuk është përfaqësues legjitim i politikave të LSDM-së
LSDM-ja nuk e dëshiron më BDInë në koalicion
Nënkryetari LSDM-së Muhamed Zekiri mbrëmë në emisionin Click Plus tha se gabimin më të madh që ka bërë LSDM-ja është përkrahja që i ka dhënë BDI-së në zgjedhjet e kaluara lokale tha se nuk e dëshiron më BDInë në koalicion.
“Për zgjedhjet lokale, unë thash, gabimi më i madh i LSDM-së dhe që i kemi dëshpëruar një pjesë të votuesve shqiptarë të LSDM-së, është pikërisht ndihma që i kemi dhënë BDI-së, në zgjedhjet lokale, dhe dua t’i rikujtoj qytetarët, unë edhe publikisht kam qenë kundër dhe e dinë që një ditë para zgjedhjeve lokale”, u shpreh Muhamed Zekiri shkruan Ilirianews.
Por lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se Zekiri nuk është përfaqësues legjitim i politikave të LSDM-së percjell Albinfo.ch.
“Muhamed Zeqiri mendoj qe nuk është përfaqësues legjitim i politikave të LSDM-së. Koalicioni funksionon. Raportet e mira dhe të qëndrueshme janë mes kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së si dhe organeve të partisë. Funksionojmë në kuadër të normalitetit. Sigurisht që dallime mund të ketë edhe për csjtje të ndryshme në parim , por në substancë gjërat shkojnë në drejtim të duhur”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










