Integrimi
Albinfo.ch, online nga takimi i Veliajt me diasporën shqiptare në Lozanë
Albinfo.ch me këtë rast do të bëjë transmetimin online nga takimi me diasporën shqiptare, i cili mund të ndiqet përmes facebookut
Siç kemi njoftuar tashmë, Bashkia e Lozanës bashkë me platformen Albinfo.ch organizojnë takimin e kryebashkiakut të Tiranës, z. Erjon Veliaj, me diasporën shqiptare. Takimi do të bëhet sot, më 15 mars 2018, nga ora 16 :00, në sallën e Këshillit bashkiak të Lozanës (Conseil communal.)
Albinfo.ch me këtë rast do të bëjë transmetimin online nga takimi, i cili mund të ndiqet përmes facebookut.
Delegacioni nga Qyteti i Tiranës, i udhëhequr nga kryetari Erion Veliaj, do të vizitojë Lozanën nga 15 deri më 16 mars. Programi përfshin: trajtimin e ujit, projektet e turizmit si dhe zhvillimin ekonomik.
Erion Veliaj, 39 vjeç, ish-ministër, është kryetar i bashkisë së Tiranës që nga 30 korriku i vitit 2015. Ai ka nisur reforma të gjera për të transformuar dhe modernizuar kryeqytetin e Shqipërisë.
Në vazhdim do të prezantohet projekti « balkans.ch » i cili do të promovojë turizmin shqiptar në Zvicër.
Një koktej rasti do të shërbehet në mbyllje të këtij takimi.
Të interesuarit eventualë mund të lajmërohen në këtë numër (078 641 50 58 ), ose në adresën elektronike në vijim, [email protected].
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













