Lajme
Alarm për valë të nxehtit ekstrem në Gjermaninë jugore dhe perëndimore

Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) ka lëshuar paralajmërime për nxehtësi të lartë deri ekstremisht të fortë për javën që vjen. Të dielën, paralajmërimi i valës së nxehtit u zgjat për pjesë të mëdha të Gjermanisë jugore dhe perëndimore, duke përfshirë Baden-Württemberg, Bavarinë, Hessën, Renanin Veriore-Vestfalinë, Renanin-Palatinate dhe Saarland, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Parashikimet për ditën e hënë tregojnë temperatura deri në 35 gradë në jug dhe 25 gradë në veri, me mundësi për stuhi shiu, bubullima dhe erëra të forta në zonat e Pyllit të Zi dhe në kufirin e Alpeve.
Meteorologu Tobias Reinartz paralajmëroi se të martën nxehtësia do të intensifikohet, ndërsa të mërkurën priten temperatura të përgjithshme mbi 35 gradë Celsius, dhe lokalisht deri në 39 gradë. Gjithashtu priten netë tropikale me temperatura që nuk do të bien nën 20 gradë.
DWD paralajmëron stres nga nxehtësia në të gjithë vendin dhe rritje të rrezikut për zjarre pyjore, veçanërisht në Brandenburgun jugor, Baden-Württemberg, gjysmën veriore të Bavarisë, si dhe në pjesë të Saksonisë dhe Saksonisë-Anhalt, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në ShBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor