Integrimi
Akuzohet kosovari: Ka marrë 900 mijë franga duke u paraqitur rrejshëm si invalid
Ai kishte theksuar se prej 20 vitesh nuk mundte të voziste por detektivët e kishin filmuar duke vozitur dhe duke kryer pa problem punë tjera të përditshme
Gjatë 20 viteve, sa është konsideruar invalid, kosovari ka marrë mbi 900 mijë franga në emër të pensionit të invaliditetit. Por, detektivët privatë socialë, të cilët i kishte angazhuar sigurimi, kanë ardhur në përfundimin se ai nuk është fare invalid, shkruan aargauerzeitung. Por vëzhgimi që bëjnë këta detektivë ka një problem ligjor dhe është i kontestueshëm.
Kosovari nga komuna Wettingen e kantonit Aargau, kishte pësuar në një aksident me kamionin e tij. Nga viti 1996 ai merr pension të invaliditetit mbi këtë bazë, transmeton albinfo.ch. Pa ndihmën e dikujt ai nuk mundet as të vishet, kishte thënë personi në fjalë duke arsyetuar invaliditetin e tij. Po kështu ai ankohej për dhembje të përhershme të kokës, shpinës dhe këmbëve.
Por, pasi që sigurimi i tij dyshonte në invaliditetin e ish shoferit të kamionit, angazhon detektivë privat për ta përgjuar. Dhe ata sollën dëshmi interesante. Përkundër faktit se ai kishte theksuar se prej 20 vitesh nuk mundte të voziste, ata e kishin filmuar duke vozitur. Ata, nga vëzhgimet e tyre kishin konstatuar po ashtu se kosovari nuk kishte probleme as në kryerjen e punëve të tjera të përditshme.
Televizioni regjional “Tele M1” ka biseduar me të birin e 56 vjeçarit, përcjell albinfo.ch. Ai thotë se babai i tij nganjëherë bën më mirë dhe vozitja e automobilit për të, si një ish shofer kamioni, është njëlloj terapie.
Ndërkaq, para gjykatës duhet të përgjigjet edhe bashkëshortja e tij. Ajo akuzohet se “e ka mbuluar” gjatë gjithë kohës, që ai të mund të përfitonte nga pensioni. Por, avokati që e përfaqëson gruan, është i sigurt se i shoqi i saj është invalid. “Në raportet e hershme mjekësore është konstatuar kështu”, thotë ai.
Nga ana tjetër, rasti është i ndjeshëm sepse vëzhgimi nga ana e detektivëve është metodë e kontestuar. Vitin e kaluar Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg kishte konstatuar për një rast të ngjashëm në Zvicër se dëshmitë e nxjerra në këtë mënyrë janë ilegale. Kështu, xhirimet e realizuara në rastin e kosovarit mund të mos njihen nga gjykata.
Çifti kosovar do të paraqitet para Gjykatës së Qarkut në Baden javën tjetër, transmeton albinfo.ch. Prokurori ka kërkuar deri në gjashtë vjet burg për të akuzuarin.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










