Kosova
Akuzat për lidhje të UÇK-së me krimin, Dimal Basha reagon
Sot gjatë ditës në mediat e Kosovës është raportuar për një punim akademik të vitit 2012, ku bashkautor është kryetari i sapozgjedhur i Kubendit të Kosovës Dimal Basha.
Në këtë punim të vitit 2012 Dimal Basha dhe profesoresha Jana Arsovska nga Kolegji i Drejtësisë Penale “John Jay” sipas raportimeve, Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dyshohet se ka pasur bashkëpunim me kriminelë shqiptarë brenda dhe jashtë Kosovës, përfshirë aktivitete të dyshimta financiare.
Raportimet bazohen në akuza të agjencive perëndimore të zbatimit të ligjit, të cilat sipas punimit, evidentonin lidhje midis UÇK-së dhe grupeve kriminale gjatë periudhës së ngritjes së saj.
Pas publikimeve, Basha reagoi duke sqaruar se punimi është shkruar kur ai ishte student dhe se mban përgjegjësi vetëm për kapitullin III, që trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus në Kosovë. Ai theksoi se pjesa tjetër e punimit i përket vetëm autores Arsovska, e cila ka dërguar një demantim zyrtar duke konfirmuar se Basha dorëzoi për publikim vetëm kapitullin e tij.
“Unë e çmoj thellësisht luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk ekziston asnjë përmbajtje e shkruar nga unë që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë,” tha Basha, duke kërkuar falje për shqetësimin e qytetarëve dhe duke bërë thirrje që temat kaq të ndjeshme të trajtohen me kujdes dhe saktësi.
Ndërkohë, organizata OVL-UÇK reagoi, duke i konsideruar raportimet si denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare dhe duke theksuar se ato cenojnë dinjitetin e institucioneve. Ngjarja ka rikthyer debatet mbi mënyrën se si historia e UÇK-së prezantohet në media dhe akademi.
E-Diaspora
-
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? Kë e prek pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? ... -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











