Shkurt.ch
Akuza tifozëve të FC Luzernit për antisemitizëm
Tash ky rast do të bëhet edhe objekt i ndjekjes penale nga Prokuroria e St. Gallenit
Një skandal që ka ndodhur të dielën, kur tifozët e klubit të futbollit FC Luzern ndiqnin një tifoz të St. Gallenit të veshur si hebre, ka ngjallur reagime të ashpra në opinionin zviceran. Tash ky rast do të bëhet edhe objekt i ndjekjes penale nga Prokuroria e St. Gallenit. Kryeprokurori i St. Gallenit Thomas Hansjakob ka konfirmuar për mediet se ndjekja penale është realitet.
“Mendoj se ka qenë një aksion pa shije dhe i shëmtuar” ka thënë ai për 20minuten. Por ai ka shtuar se duhet te dokumentohet nëse rasti përbën një akt antisemitist dhe racist ose jo.
Por, në gazetën “SonntagsZeitung” Hansjakob ishte shprehur ndryshe: “Ne e kemi konsideruar si punë karnavali kështu që nuk bëhet fjalë për ndjekje penale”. Por kjo deklaratë e tij ka ngjallur reagime të ashpra nga komuniteti i hebrenjve në Zvicër. “Kjo nuk ka qenë një shaka e zakonshme karnavalesh. Duhet të sqarohet nëse tifozët e Lucernit duhen ndjekur penalisht ose jo”, ka thënë një përfaqësuese e Federatës Izraelite të Zvicrës (SIG).
Shkrimtari zviceran i përkatësisë hebreite Thomas Meyer e akuzon prokurorin: Ai është dashur të mendonte që në fillim se çfarë duhej të thoshte para medieve. Në fotografi shihet qartë se hebrenjtë janë ata që vihen në lojë dhe për këtë nuk nevojiten informacione shtesë”.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










