Shkurt.ch
Aktron plaçkitjen e bankës, për të rënë në burg
Por prokurori nuk pati mëshirë për 35 biznesmenin e dështuar 35 vjeçar: e la atë të lirë!
Ekonomikisht buzë greminës, afaristi spanjoll kërkonte një rrugëdalje. Ideja më e mirë që i binte ndërmend ishte të binte në burg, dhe për ta merituar këtë, vendosi të plaçkiste një bankë. Por prokurori nuk pati mëshirë për 35 vjeçarin: e la të lirë.
Siç shkruan gazeta “Sur” biznesmeni kishte sulmuar një filialë banke në qytetin jugor të Spanjës, Malaga. Sulmin e kishte bërë duke iu drejtuar punëtorëve të bankës me fjalët: “Jam i armatosur. Kjo është plaçkitje”. Por, vetëm pas pak ai i qetëson ata duke u thënë: “Unë nuk do t`ju bëj asgjë dhe as nuk do të vjedh asgjë. Thirreni policinë!”.
Pastaj ai i ankohet njërit nga punëtorët e bankës për borxhet që ia kanë shkatërruar biznesin dhe në fatkeqësinë ku ndodhej, hyrjen në burg e konsideronte si rrugëdaljen e vetme.
Policia e alarmuar, me rastin e kontrollit të “sulmuesit të bankës” i gjen atij në xhepa në vend të revoles një shkop druri dhe një thikë kuzhine.
Në fund, biznesmenit të bankrotuar i dështon plani për të siguruar një pushim në burg. Prokuroria nuk e ngarkon atë me plaçkitje banke por vetëm me veprën penale të detyrimit, e cila, “mjerisht”, nuk sanksionohet me burg.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore














