Kosova
Aktakuzë për kosovarin që mori në Siri gruan dhe djalin
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, në Departamentin e Krimeve të Rënda, kundër M.D., për shkak se ka kryer vepër penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” .
Sipas aktakuzës, M.D., me qëllim që t’u bashkëngjitet grupeve terroriste në Siri, nga muaji mars 2013, me dëshirë, me vetëdije dhe me paramendim ka udhëtuar përmes rrugëve të ndryshme për në qytetin e Stambollit në Turqi. Pas një kohe së bashku me bashkëshorten A.D., dhe djalin e tij, janë vendosur në Kilis në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, prej nga ilegalisht arrin në qytetin Gaziantep, pastaj i është bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, organizatë kjo që vepron në Siri dhe Irak, shkruan albinfo.ch.
Gjithashtu ai ka qëndruar në Siri deri në gusht të vitit 2017, deri sa është tërhequr nga këto organizata dhe u është dorëzuar autoriteteve të Turqisë, ku i njëjti ka kërkuar që të kthehet në Kosovë, me çka eprorët përkatës ia kanë mundësuar kthimin në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











