Lajme
SHBA: Aksident mes 18 veturave, humbin jetën 9 fëmijë dhe një i rritur
Mësohet se një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, ku nëntë fëmijë dhe një i rritur humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur në shtetin e Alabamas, përcjell albinfo.ch,
Thuhet se në këtë aksident u përfshinë 18 automjete për shkak të motit të keq dhe shirave të rrëmbyeshëm. Zona është përfshirë nga një stuhi tropikale, që ka shkatërruar dhjetëra shtëpi.
Autoritetet njoftuan se fëmijët që humbën jetën tragjikisht në aksident janë nga moshat 9 muajsh e deri në 17 vjeç.
Foshnja 9 muajshe vdiq në një automjet së bashku me të atin, shkruajnë mediat e huaja.
Tetë viktimat e tjera ishin në një automjet që i përkiste një shtëpie strehimi për vajzat e braktisura, të lëna pas dore, ose të abuzuara. Më e vogla mes viktimave në këtë automjet ishte katër vjeçe.
Pesë persona të tjerë u lënduan gjatë përplasjes, por asnjë nuk ndodhet në gjendje kritike për jetën, shkruajnë më tej mediat e huaja. /tch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











